E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekësia Ligjore : 21 të vdekur nga tragjedia

 

Mjekësia ligjore bën të ditur se numri i viktimave të tragjedisë së Gërdecit është 21 dhe jo 24 siç është njoftuar deri tani. Bilanci i ri i viktimave është dhënë pas analizës së ADN-së të disa pjesëve kockore. Mjekësia saktëson se mbetjet e marra në analiza u përkasin dy trupave që ishin identifikuar, shefki Canit dhe Arben Hasës. Deri tani zyrtarisht në morgun e Tiranës kanë qenë 17 viktima, ndërsa 4 të tjerë kanë ndërruar jetë në spitalet e Italisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›