E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko propozim për detyrë në OKB, nëse zgjidhet lë mandatin

TIRANË- Zhvillime të papritura në radhët e Partisë Socialiste. Deputeti i Partisë Socialiste propozohet në postin e asistentit të Sekretarit të Përgjithshëm të Oragnizatës së Kombeve të Bashkuara dhe vendet e ish Bashkimit Sovjetik.

Propozimi vjen nga selia e Kombeve të Bashkuara ndërsa miratimi i takon Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate Ban Ki Mun.

Në rast se Majko do të zgjidhej në këtë post duke u larguar në këtë mënyre nga Shqipëria për të ushtruar detyrën e re në selinë e OKB, në New York, ai do të ishte i detyruar të linte mandatin e deputetit të Partisë Socialiste.

Ndërkohë mandidatin pritet ta lërë edhe deputetja Rudina Seseri, e cila tërhiqet për shkak të angazhimeve private që ajo ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq, në Kryesinë e Partisë Socialiste është diskutuar që për fatin e Kastriot Islamit të vendosë Grupi Parlamentar në mbledhjen e ditës së martë.

(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Seseri letër Ramës e Topallit: Lë mandatin e deputetes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›