Konvikti i studentëve në Shkodër, kushte më të mira dhe rritje çmimi
Godinat e konvikteve jane pothuajse gati per te mirepritur studentet ne vitin e ri akademik 2013-2014. Kete vit jane bere rikonstruksione, duke bere qe edhe çmimi te rritet ne krahasim me nje vit me pare.
Ky fakt eshte pranuar nga vete drejtori i ketij institucioni, Eduard Bardeli, i cili u shpreh per Ora News se kete vit priten rreth 1000 studente ne te dy godinat.
Por Bardeli ka njoftuar se pas kater vitesh rikthehen serish edhe godinat e djemve. Jane 14 dhoma me nga 6 vende, te cilat mirepresin studentet meshkuj.
Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve ben te mundur strehimin e tyre nga qytete te ndryshme, te cilet zgjedhin Universitetin Luigj Gurakuqi per te studiuar.