E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: I jam mirënjohës Metës për kontributin në çlirimin e Kosovës

meta me thacinHashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Tiranë është pritur edhe nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në konferencën e përbashkët, pas përfundimit të takimi, Thaçi shprehu mirënjohjen e tij për kreun e LSI-së, veçanërisht për angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës. I jam shumë mirënjohës zotit Meta për angazhimin e tij personal, të pakursyer e të jashtëzakonshëm në mbështetje të përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Roli i zotit Meta për lirinë e Kosovës është i çmueshëm dhe respektohet prej qytetarëve të Kosovës, deklaroi Thaçi. Nga ana e tij, lideri i LSI-së Meta shprehu gatishmërinë e LSI-së për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë, nëpërmjet një bashkëpunimi në të gjitha nivelet. Besojmë shumë në kapacitetin e qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të saj. Besojmë shumë në energjitë pozitive të shqiptarëve në të dy vendet dhe gjithë rajonin. Besojmë se me këto vizione evropiane dhe përgjegjësi të fituara edhe falë përvojave do të arrijmë të ecim më shpejt drejt përmbushjes së aspiratave të shqiptarëve drejt një stadi të ri të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE, Kosovës me BE, konsolidimit të mëtejshëm të pozicioni ndërkombëtar të Kosovës, por edhe duke çuar përpara të drejtat e shqiptarëve kudo ku janë, deklaroi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›