E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi takon Ramën: Në nëntor mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në Prizren

rama me thacinVizitën e tij në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e nisi me një takim me kryeministrin në detyrë, Sali Berisha. Takimi mes Berishës dhe Thaçit u zhvillua në ambientet e kryeministrisë përreth 20 minuta, ndërkohë që në përfundim të tij, të dy kryeministrat dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Takimi me Berishën

Në fjalën e tij kryeministri Berisha u shpreh se e falënderoi homologun e tij kosovarë për marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. E përgëzova përzemërsisht për marrëveshjen, apo procesin e Brukselit me të cilin, po hapin një kapitull të ri në drejtim besoj të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por dhe shqiptarëve dhe serbëve. Thaçi ka dëshmuar një shkallë të lartë përgjegjshmërie dhe vendosmëri të madhe që procesi të konkretizohet me sukses. Për shqiptarët marrëveshja e Brukselit e një rëndësie të madhe, u shpreh Berisha. Nga ana e tij, Thaçi theksoi faktin se ishte në Tiranë në një vizitë miqësore për të falenderuar mikun e tij Sali Berisha, për bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë mandatit të tij 8 vjeçar në qeveri.Kryeministri Sali Berisha ka bërë një punë të madhe për njohjet e Kosovës. Një falenderim i veçantë i shkon kryeministrit Berisha për ndërtimin e Rrugës së Kombit, tha Thaçi.

Takimi me Ramën

Menjëherë pas përfundimit të takimit me kryeministrin në largim, Hashim Thaçi ju drejtua selisë rozë ku zhvilloi një takim me kryeministrin e zgjedhur, Edi Rama. në konferencën e përbashkët për shtyp pas përfundimit të takimit, Rama tha se mes qeverive të të dy vendeve do të nis një rrugë e përbashkët drejt bashkimit të të dy vendeve në Bashkimi Evropian. Jam i bindur që bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Thaçi personalisht do të sjellë hapa të tjerë në rrugën e një bashkëpunimi, që nuk fillon me këtë qeveri dhe sigurisht do të mbetet rruga e përbashkët drejt ëndrrës së bashkimit nën qiellin e Europës së bashkuar”, u shpreh Rama. Kryeministri i zgjedhur tha se pas zyrtarizmit të qeverisë së re ai së bashku me disa prej ministrave do të bëjë një vizitë në Kosovë. Ramë në një mendje me kryeministrin që pas vizitës së menjëhershme që unë dhe një pjesë e konsiderueshme e ministrave do të bëjmë në Prishtinë, sapo të kemi kryer normalizimin e qeverisë, të fillojmë menjëherë përgatitjen e një takimi dy palësh mes të dy qeverive, një takim i përbashkët që ne do ta kthejmë në një institucion për ti dhënë një shtytje të fortë bashkëpunimit mes nesh, deklaroi Rama. Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se në muajin nëntor të dy qeveritë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Prizren. Jemi dakorduar që ne gjatë muajit nëntor të mbajmë edhe mbledhjen e parë të dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe të Kosovës në Prizren. Gjithashtu të angazhohemi edhe për festimin e 101-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa do të punojmë bashkërisht që të kemi angazhime edhe më të mëdha, edhe më të shpejta, edhe më efektive, më efikase, edhe për Shqipërinë europiane, edhe për Kosovën europiane, tha Thaçi.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›