E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majlinda me uebfaqe e Facebook

Aktualisht, sportistja më e suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendi e ka lanësuar ueb faqen dhe profilin e saj zyrtare në rrjetin social, Facebook, të cilat janë pjesë e agjendës së saj të përgatitjeve për Pjesëmarrje në Olimpiadën ‘Londra 2012’, për ku edhe e ka siguruar normën olimpike.

“Xhudistja ka rezervuar emrin ‘majlindakelmendi.info’ dhe ‘majlindakelmendi.org, derisa faqja e saj në Facebook është ‘Majlinda Kelmendi Official’”, thuhet në një njoftim të Federatës së Xhudos së Kosovës. Në këtë mënyrë xhudistja do të zvogëlojë shanset e keqpërdorimit të emrit të saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›