Marrëdhënie të shkëlqyera të Malit të Zi dhe Kosovës
Ministri Enver Hoxhaj ka thënë se shpreson që shumë shpejt të bëhet edhe shkëmbimi i ambasadorëve me Malin e Zi.
Në konferencën për media pas takimit me homologun e tij Roçen, Hoxhaj ka thënë se i ka thënë zyrtarëve malazias se qeveria e Kosovës në Prishtinë ka miratuar projektligjin me të cilat rregullohet statusi i drejtë i bashkësisë malaziase në Kosovë, i cili do të duhej të miratohet në mars.
Rregullimi i statusit të malazezëve në Kosovë është një nga kushtet që ka Podgorica për shkëmbimin e ambasadorëve me Kosovën.
Roçen ka thënë se rrethanat dhe faktori ekonomik kanë qenë arsye që s’ka mundur të bëhet shkëmbimi i ambasadorëve, por që ata janë pajtuar dhe se të dy ministrat kanë vullnet të mirë që të bisedohet për dinamikën e hapjes së ambasadave.
Shefi i diplomacisë malaziase ka thënë gjithashtu se Kosova është partner i rëndësishëm tregtar i Mali të Zi me të cilën ka suficit në shkëmbimin e mallrave.
Ministri Enver Hoxhaj gjatë vizitës së tij në Podgoricë është takuar edhe me kryetarin e Malit të Zi, Filp Vujanoviq dhe kryeministrin e këtij vendi, Igor Lukshiq.