E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 gola në vit, s’janë pak

Mario Gomez pati një vit të jashtëzakonshëm. Sulmuesi gjerman realizoi rreth 50 gola gjatë vitit 2011, duke përfshirë këtu Bayern Munichun dhe Kombëtaren e Gjermanisë. Ai fitoi reputacion të madh dhe u bë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në botë. Ish futbollisti i Stuttgartit e pranon se nuk ishte aspak e lehtë ta arrinte këtë shifër.

“Do të shoh nëse mund ta përsëris këtë shifër. Ky është numër i madh golash. 50 gola për një vit është mjaft, mjaft shumë. Por, unë do të dëshiroja të jem më i mirë çdo vit”, theksoi Gomez për goal.com.

Këtë sezon, Gomez ka realizuar 16 gola në Bundesliga dhe 7 të tjera në Ligën e Kampionëve. Ai shpreson që të jetë i rëndësishëm edhe në Euro 2012, pas dështimit që pati në Euro 2008, kur kishte humbur disa raste, në fazën e grupeve.

“Po, natyrisht. Shpresoj që të shënoj në Evropian dhe po ashtu ta fitoj këtë eveniment”, vazhdoi ai. Gomez shpreson që ta fitojë edhe Bundesligën me klubin bavarez këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›