“Komisar Katani", 24 ore ne Fier
Aktori i njohur per publikun shqiptar, Mikele Placido do te qendroje ne Fier 24 ore. Per ardhjen e tij, shkak eshte bere edicioni i dyte i Festivalit te Filmit, ku ai eshte i ftuar nderi. Lajmi wshtw konfirmuar nga drejtori i ketij festivali, Ervis Koci. "Apolonia International Students Film Festival" do tw mbahet ne data 20-25 shtator 2013 dhe ne te konkurrojne 50 filma me metrazh te shkurter nga 29 shtete te botes. Qellimi i ketij aktiviteti eshte te riktheje dashurine e qytetareve per kinemane e munguar ne shume vite, te shpalose nje risi artistike per qytetin dhe qytetaret e Fierit dhe te hape nje dritare te re komunikimi multikulturor. "Nepermjet ketij festivali qytetaret do te mesojne me shume per kinemane e re shqiptare dhe ate te huaj nga shfaqja e filmave studentore. Nuk do te mungojne dhe premierat e filmave me te fundit shqiptare. Ata do te arrijne te rikthejne syte nga kinemaja shqiptare, e cila per fat te keq, ka vite qe nuk ndihet ne cdo familje shqiptare, apo dhe ne kinemate e mbare vendit", - ka perfunduar drejtori i "Apolonia International Students Film Festival".