Partizani-Flamurtari, sfidë Abilaliaj-Delain

Nga Dash Frashëri
Partizani synon ta mbyllë më fitore javën e fundit të fazës së parë të sezonit 2006-2007. Skuadra e Hasan Likës (dikur e Bajkos) nuk fiton prej katër ndeshjesh (në tre ndeshjet e fundit ka arritur tre barazime rresht) do të përballet ditën e shtunë me Flamurtarin, që nga ana e tij arriti një fitore me Tiranën, që ndezi jo pak polemika me kampin bardheblu. 6 pikë diferencë Dy ekipet i ndan një diferencë prej gjashtë pikësh në dhjetë javët e fazës së parë: Partizani 16 pikë-Flamurtari 10 pikë. Në pesë ndeshjet e fundit Partizani ka mundur të marrë vetëm 6 pikë, kurse Flamurtari ka grumbulluar një pikë më shumë (7). E para për Abilaliaj Në sfidën me Flamurtarin, te Partizani do të rikthehet pas pezullimit mesfushori Viktor Gjyla që pritet të zërë vendin e Rahman Hallacit, mdërkohë që dyshen e sulmit do të përbëjnë Bakaj-Abilaliaj. Për sulmuesin vlonjat të Partizanit, Arbër Abilaliaj (2 gola të shënuar deri tani) do të jetë përballja e parë në Kategorinë Superiore me skuadrën ku është formuar si lojtar. Aroma e kongolezit Delain Përballja kundër Partizanit ka një aromë të vecantë për kongolezin Sasa Delain. Qendërmbrojtësi i Flamurtarit (autor i 2 golave) ka qenë pjesë e Partizanit një sezon më parë dhe ndeshja ndaj ekipit që e bëri shumë të njohur në Shqipëri (Delain ka lujtur më parë edhe për Vllazninë) përbën një sfidë më vete, në një kohë që shtypi pretendon për një rikthim të tij te Partizani gjatë merkatos dimërore. Kujtimet e "hidhura" të Beharit Mbrojtësi vlonjat Ardi Behari do të përballet të shtunën me një pjesë të së kaluarës së tij, ku do të "vuajë" edhe nga ndonjë kujtim i "hidhur". Behari, ish-futbollist i Partizanit, është madje autor i një goli kundër Flamurtarit në fitoren e të kuqve në Vlorë (3-0), një takim që provokoi jo pak debate midis lojtarit dhe tifozerisë vlonjate. Mungojnë golashënuesit Te skuadra e Flamurtarit do të mungojë senegelazi Djibril Sisoko, autori i golit të tretë në ndeshjen kundër Tiranës pasi ka plotësuar numrin tre të kartonave të verdhë, ndërkohë që riaftësimi i Ricard (dy gola kundër Tiranës) është në rrugë e sipër, por ende i pakonfirmuar nga stafi mjekësor vlonjat Peto-Lluka. Vetëm një barazim në transfertë Flamurtari nuk njihet si ekipi i suksesëshëm në transfert kur në pesë ndeshje të zhvilluar jashtë stadiumit "Flamurtari" ka mundur të marrë vetëm një pikë (me Vllazninë), duke koleksionuar dhe katër humbje. Interesant është fakti se Flamurtari ka shënaur po aq gola sa dhe ka pësuar: 15-15. Tetë ndeshje pa humbur Ndeshja e fundit midis dy ekipeve është mbyllur në barazim (1-1) dhe ajo i përket sezonit 2003-2004, sezon pas të cilit Flamurtari ra një kategori më poshtë. Në tetë takimet e fundit mids dy ekipeve nga sezoni 1999-2000, Partizani nuk ka humbur asnjëherë ndaj Flamurtarit duke arritur 5 fitore dhe tre barazime (17 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar). Ajo që bie në sy është fitorja e thellë e sezonit 2003-2004, kur Partizani fitoi me rezultatin 5-0 në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet, më 13 mars 2004: gola të Dorian Bylykbashi, Marcelo Brachini, Gjergji Muzaka (2) dhe Henri Ndrekës.