Forcat speciale ne gatishmeri gjithe naten per Admir Tafilin
Spastrimi i territorit rrotull Gjykates se Shkodres nga forcat e policise ka nisur qe mbremjen e se premtes ndersa pritej qe paraditen e se shtunes aty te mberrinte Admir Tafili i akuzuar per vrasjen e vellezerve te ish-shefit te krimeve te Malesise se Madhe.
Por teksa pergjate gjithe nates dhe mengjesit forcat speciale te Shkodres punuan duke kontrolluar cdo pellembe siperfaqe ne menyre qe te garantonte sigurine e te denuarit gjate sjelljes se tij ne gjykate ne fakt ky i fundit nuk ka mberritur aspak dhe ne gjykate u paraqit vetem mbrojtesi i tij i cili kishte nje prokure. Ne te thuhej se i pandehuri nuk do te paraqitej dhe do te perfaqesohej gjate kesaj seance per masen e sigurise nga avokati i vet Alfred Pjetrani.
Duket se ka pasur nje mungese komunikimi mes policise se Tiranes dhe asaj te Shkodres cka i ka kushtuar jo pak kesaj te fundit sidomos me pergatitjet gjate nates dhe kohes ne te cilen forca te shumta policie kane qendruar ne gatishmeri ne rast te ndonje te papriture kunder te pandehurit Tafili.
Policia e Shkodres kishte marre shume masa per te garantuar sigurine e Tafilit gjate sjelljes se tij ne gjykate nisur nga fakti se ai kishte mundur te arratisej me 2 tetor 2010 gjate nje leje disaoreshe ne prani te efektiveve te policise ndersa vuante denimin ne burgun e Shenkollit.
Vetem pas disa ore pritjeje kur u mor vesh se i denuari nuk do te vinte nisi seanca gjyqesore ne ngarkim te tij ne mungese. Prokurorja Franceska Lekani kerkoi vleresimin e ligjshem te mases se sigurise se dhene ne Tirane per akuzat e armembajtjes pa leje dhe perdorimit te dokumenteve fals pasi ne momentin kur eshte ndaluar atij i eshte gjetur nje deshmi drejtimi automjeti e falsifikuar.
Per vrasjen e dy vellezerve Pjetrushi prokurorja kerkoi caktimin e mases se sigurise arrest ne burg pa afat. Avokati mbrojtes i te pandehurit Admir Tafili deklaroi se klienti i tij nuk e ka apeluar masen e sigurise se dhene nga Gjykata e Tiranes ndersa per akuzen e vrasjes se dy vellezerve Pjetrushi ai e ka pranuar autoresine e saj qe ne momentin e ndalimit dhe do te jete gjykata ajo qe do te percaktoje denimin e tij.
Trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtari Hasan Selimi pranoi kerkesen e prokurorise duke lene ne burg pa afat Admir Tafilin. Ky i fundit akuzohet per vrasjen e dy vellezerve te ish-shefit te krimeve te Malesise se Madhe te cilin e quante si pergjegjes per vrasjen e te atit. Babai i Tafilit u vra gjate perpjekjeve per ta arrestuar. Vellai i tij u denua per vrasjen e drejtorit te policise Arben Zylyftari.