Rama: Qeveria e re mbështet ndërhyrjen ushtarake të NATO në Siri
TIRANË- Qeveria e re mbështet ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Siri. Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama në një konferenë për shtyp, se me marrjen e detyrës në Kuvend, do të mbështesë cdo operacion për të ndalur marrëzinë vrastare ndaj siriane dhe aspiratën për liri të cdo populli.
"Si qeveria e re e Shqipërisë ne do të jemi kurdoherë dhe me çdo çmim në lartësinë e borxhit të pashlyeshëm historik ndaj aleatëve që mbështetën aspiratën e shqiptarëve për liri . Dhe sot jemi njësh me ta në shprehjen e revoltës ndaj regjimit të Damaskut dhe përgjegjësisë për t'iu kundërpërgjigjur ushtarakisht politikës shfarosëse të armëve kimike", tha Rama në një deklaratë për mediat në Selinë e Partisë Socialiste.
Jemi plotësisht gati, vijoi Rama, që me të marrë detyrën në Kuvendin e Shqipërisë të marrim edhe detyrën që na takon për të mbështetur me të gjitha kapacitetet e kërkuara operacionale përpjekjet e Aleancës Euroatlantike për të ndalur marrëzinë vrastare ndaj popullit sirian.
"Jam i bindur se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë unanim për të përballuar çdo kërkese që do të vijë nga NATO dhe do të jemi të pakursyer për të qëndruar pranë popullit sirian në këto momente të vështira", u shpreh Rama.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Tre ditë intensive, për të hapur një kapitull të ri zhvillimi- FOTO