E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria autorizon SHISH, si autoritet kontraktor, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik

TIRANË-Në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për vitin 2013”, me propozimin e ministrit të Financave, Qeveria vendosi sot lejimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, si autoritet kontraktor, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, me fondet e miratuara në buxhetin e këtij viti, për objektet e mëposhtme: Blerje pajisjesh të teknologjisë së informacionit (kompjuter, skaner, printer, server, laptop i kriptuar; shpim pusi uji teknologjik dhe instalime hidraulike; blerje dhe montim pompe për distributorin e karburantit; blerje pjesësh këmbimi dhe filtrash për automjete, etj.

Gjithashtu, qeveria vendosi sot lejimin e Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktor, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik me fondet e miratuara në buxhetin e këtij viti, përkatësisht për "Blerje servera, storage për sistemet e Ministrisë së Financave" dhe “Shërbim konsulence për sistemin e Thesarit”.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›