Fier, seks me të dashurën minorene, policia ndalon 21-vjeçarin
FIER - Babai i një 13-vjeçareje ka denoncuar në polici të dashurin e së bijës, 21 vjeç, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të. Burime zyrtare nga Policia e Fierit, bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, në fshatin Varibop.
21-vjeçari Ferdinand Zenunaj, kishte krijuar lidhje dashurie me 13-vjeçaren, bashkëfshatare të tij. Pasi ka mbaruar mësimin, ditën e hënë, 13-vjeçarja është takuar me të dashurin e saj. Teksa i janë fshehur "syrit" të fshatit, ai e ka futur vajzën në një kasolle në kopshtin e kushëririt të vet. Rreth një orë kanë ndenjur brenda kasolles dhe më pas 21-vjeçari i ka kërkuar të miturës që të kryenin marrëdhënie seksuale. Në moment 13-vjeçarja ka pranuar, por është penduar kur ka mbërritur në banesën e saj. Fillimisht i ka treguar vetëm së ëmës, por më pas kanë njoftuar edhe babain.
13-vjeçarja u ka deklaruar prindërve, se kishte dashur vetë që të kryente marrëdhënie seksuale me të dashurin dhe se ai nuk kishte përdorur dhunë mbi të. Gjithsesi babai ka kryer kallëzimin ndaj 21-vjeçarit, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitura dhe policia e ka ndaluar të riun në banesën e tij.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)