Makina del nga rruga, plagosen 4 vetë
KRUJË- Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugorë Fushë Krujë – Mamurras. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Luz të Fushë-Krujës, ku një autoveturë tip pezho me targa TR 8834 B, ka dalë nga rruga duke u përplasur në pjesën anësore të urës, rreth orës 18:00 të ditës së djeshme. Për pasojë janë plagosur katër persona që udhëtonin me të, ku tre prej tyre kanë përfunduar në Spitalin Ushtarak Tiranë, në gjendje kritike. Ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke kryer ekspertizën. Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.