E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina del nga rruga, plagosen rëndë pasagjerët

Shkodër- Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, teksa makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga. Ngjarja ndodhi në mesnatë autostradën Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur Melgush.

Sipas burimeve të policisë mësohet se automjet tip Pezho me targa të huaja “BH903MN” ka dalë nga rruga dhe më pas ëhstë përplasur me murin rrethues të tregut të shumicës. Si pasojë e shpejtësisë, përplasja ka vijuar nga murit rrethues, edhe me një shtyllë të tensionit, që ndodhej në anë të rrugës.

Dy të rinjtë që ndodheshin në të janë dëmtuar rëndë. “Të plagosur nga ky aksident janë shtetasit Edi Gjekaj, 27-vjeç dhe Aranit Jaku, 31-vjeç”- thanë burimet policore, duke shtuar se ata pas përplasjes u transportuan me urgjencë në spital. Gjendja e tyre, sipas mjekëve paraqitet kritike, për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë.

Makina është ndarë në dy pjesë, ndërkohë që ekspertët e policisë që mbërritënnë vendin e ngjarjes po hetojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›