Bogdanoviç: EULEX edhe në veri me 9 dhjetor
Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se misioni i EULEX-it duhet të jetë "neutral ndaj statusit deri në hapjen e dialogut të ri për statusin e Kosovës".
Në një intervistë për shtypin serb, Bogdanoviç ka thënë se pjesëtarët e EULEX-it që nga 9 dhjetori do të vendosen në tërë territorin e Kosovës ndërkaq në veri do të zëvendësojnë UNMIK-un.
Që nga 9 dhjetori në Kosovë më nuk do të ketë Polici të UNMIK-ut, pasi në tërë territorin e saj punët policore do t’i marrin përsipër pjesëtarët e EULEX0-it. Deklaraten e ka bere nje dite me pare, zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexandër Ivanko.
Ai po ashtu ka shtuar se misioni i OKB-së është i interesuar që, sa më shpejqë t të jetë e mundur, të zvogëlojë numrin e pjesëtarëve të tij.
Ivanko ka shpjeguar se policët e tashëm të UNMIK-ut që vijnë nga shtetet evropiane nuk do të largohen nga Kosova – por, rreth 2.000 sish do ta ndryshojnë uniformën dhe do të kalojnë në shërbimin policor të EULEX-it. /telegrafi/