Rumani, shënohen 5 të vdekur nga i ftohti
BUKURESHT-I ftohti në Rumani ka shënuar pesë viktima në 48 orët e fundit. Temperaturat në Rumani kanë rënë nën 26 gradë celcius gjatë ditëve të fundit duke shënuar kështu ditët më të ftohta në këtë shtet. Autoritetet rumune kanë kërkuar nga qytetarët, veçanërisht nga të moshuarit, fëmijet dhe ata me probleme shëndetësore, që të mos dalin nga shtëpitë. (d.b/BalkanWeb)