E Diel, 1 Nëntor 2026

“LMN”, Harasani, Topallit: Kur na skadon afati kohor si deputetë?



Grupi kundërshtar i Ramës në PS, Andis Harasani së bashku me 4 deputetët e tjerë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, i kërkojnë kryeparlamentares Jozefina Topalli të sqarojë afatet e djegies së mandatit të tyre. Kufiri kohor që djeg mandatin e deputetit, do të jetë edhe kufiri kohor i bojkotit për 5 deputetët socialistë. Por, mes deputetëve të zgjedhur socialistë, aktualisht pa rroga, kanë nisur shqetësimet e para për të ardhurat financiare të munguara. Dy deputetët e tjerë të PS-së, Erjon Braçe dhe Alfred Dalipi, dy ditë më parë përmes një letre, i kërkuan kryetares së Kuvendit që të trajtohen financiarisht si deputetë apo si ish-deputetë. Harasani thotë se mbështet një nismë të tillë. Një pjesë e mirë e deputetëve socialistë janë biznesmenë, ndërsa të tjerë kanë investuar në vite mbi veprimtarinë e tyre si deputetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›