E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina me municione ne Patos banorët alarmohen

Dhjetëra automjete me municione që lëvizin këto ditë nga magazinat e repartit ushtarak të Patosit kanë shqetësuar së tepërmi banorët e Patosit të cilët i tremben ndonjë tragjedie të mundshme. 

PATOS - Dhjetëra automjete me municione që lëvizin këto ditë nga magazinat e repartit ushtarak të Grizës drejt Beratit dhe anasjelltas, kanë alarmuar banorët e këtij fshati dhe ata të qytetit të Patosit, nga frika e një tragjedie të mundshme. Banorë e drejtues vendorë kanë trokitur të shqetësuar tek drejtuesit e këtij reparti, ku kanë mësuar se po bëhet zhvendosja e tonelata municionesh drejt Bazës Ushtarake të Furnizimit në Berat, por asgjë më tepër.
Sasia e municionit, lloji i tij e destinacioni mbahen sekret, gjë që e shton më tej misterin dhe panikun e banorëve. Banorët thonë se janë në panik dhe për faktin se në këtë repart ka shumë armë e municione, e duhen ditë e javë për zhvendosjen e tyre, ndaj kërkojnë që të merren masa për një lëvizje të shpejtë të tyre.Zhvendosja e arsenalit luftarak nga depot e Patosit nje prej rezervave me te medha e me rreziqe ne shkalle vendi per te evituar ndonje shperthim te mundshem u kerkua nga vete banorete e zones.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›