Shkodër, dënohet ish-kleriku pas 10 seancave
Ka përfunduar procesi gjyqësor, në ngarkim të ish-klerikut Marjan Ukaj. Për herë të parë në historinë kishtare në Shqipëri, Arkipeshkvia në Shkodër bëri një kallëzim penal ndaj ish-klerikut për mbajtje peng të pronave të kishës.
SHKODËR - Merr fund gjyqi ndaj priftit Dom Marian Ujkaj. Trupi gjykues ka deklaruar të pafajshëm Ukajn, për veprën penale të kryerjes së funksionit, ndërkohë që e ka deklaruar fajtor për pengim të ceremonive fetare Për këtë ish-famullitari i Velipojës është dënuar me 2 muaj por sipas trupit gjykues ky dënim nuk do të kryhet në qelitë e burgut duke e kthyer në dënim me kusht për një afat kohor 2 vjeçar.
Pas kësaj, Ukaj dhe avokati i tij janë shprehur se do i drejtohen Gjykatës së Apelit duke kërkuar pafajësi. Gjithashtu mbrojtja akuzon prokurorinë për akuza tendencioze dhe presion psikologjik të ushtruar ndaj tij. “Padia e ngritur është e rremë dhe është bërë nga disa persona që kanë për qëllim baltosjen e të gjithë aktivitetit si meshtar, për shkaqe xhelozie dhe urrejtje vetëm sepse jam nga Kosova dhe kam punuar me gjermanofolës”, është shprehur ish-famullitari i Velipojës Dom Marjan Ukaj në seancën e fundit gjyqësore në ngarkim të tij, përpara se trupi gjykues të merrte vendimin. Pas 10 muajsh procesi gjyqësor ndaj ish-famullitarit të akuzuar për kryerje të funksionit pas përfundimit të tij dhe pengim të ceremonive fetare ka arritur në fundin e tij.
(a.s/News24/Balkanweb)