"Toka jone", dy te plagosur me arme
Kukes - Beteja per pronesi per pak sa nuk ka perfunduar ne nje tragjedi te vertete ne fshatin Shtreze, te Kukesit. Mbremjen e se enjtes, dy persona perfunduan ne spital me plage plumbi, nderkohe qe policia shpalli ne kerkim nje 48-vjecar te dyshuar si autor. Burime zyrtare bene te ditur se ngjarja ndodhi ne fshatin Shtreze, rreth 30 km larg Kukesit, nderkohe qe si autor i saj eshte identifikuar Rexhep Parllaku, nga fshati Novoseje. Te plagosurit me nje arme pistolete jane Safet Todori dhe Korab Biba, qe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe ne Shkoder policia ka vene ne pranga 37- vjecarin qe akuzohet se plagosi dy persona kater dite me pare ne plazhin e Velipojes. Genc Qarri u arrestua mengjesin e djeshem per plagosjen e Gjergj Shllakut dhe Edvin Nukut.