E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje i moshuar u gjet ne rruge

Elbasan- Nje 43 vjecar eshte mbytur ne rrethana enigmatike ne rezervuarin e fshatit Funar te Elbasanit ndersa festonte me shoket e tij, kurse nje i moshuar u gjet i pajete para godines se Albtelekomit. Neshat Tolaj eshte ngritur nga tavolina e lokalit, duke u thene shokeve se do te shkonte ne tualet. Por ata jane alarmuar pas voneses se 43 vjecarit dhe gjate kerkimeve gjeten ne breg te rezervuarit xhaketen dhe nje pale atlete. Trupi eshte nxjerre nga palombaret, ndersa nuk ka pasur shenja dhune. Policia tha se shkak i ngjarjes eshte depresioni pas konsumimit te alkoolit. Po dje, trupi i Besim Muces, 64 vjec, eshte gjetur i pajete ne trotuarin para filialit te godines se Albtelekomit. Policia tha se viktima njihej si endacak, kurse vdekja ishte natyrale.

F.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›