Makina përplas karrocën në aksin Fier–Seman, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Seman, pranë fshatit Fermë Çlirim, ku një automjet tip “Benz” ka goditur nga pas një karrocë me kalë. Si pasojë e përplasjes, karroca është rrëzuar në kanalin anësor bashkë me drejtuesin dhe kafshën që e tërhiqte atë.
Drejtuesi i karrocës është plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.
Sipas gazetares së RTSH24 Laureta Roshi paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga mungesa e sinjalistikës ndriçuese të karrocës, si edhe ndriçimi i dobët në rrugë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.
/rtsh.al/