Protesta e PD, Këlliçi: Kjo foltore do ja dalë si në 2021

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se foltorja para Kryeministrisë do ia dalë njësoj si ajo në 2021, kur Shqipëria rrezikohej të mbetej pa opozitë.
Këlliçi theksoi rëndësinë e vazhdimit të betejës opozitare përmes foltores javore që do të zhvillohet para Kryeministrisë.
“Arsyeja pse kjo foltore do ja dali është se foltorja e parë e shtatorit 2021 kur Shqipëria rrezikohej të mbetej pa opozitë. Ishte foltore e drejtuar nga Berisha që riktheu shpresën në PD dhe ja doli të shpëtoja opozitën vetëm brendas tre muajve. Ja doli ti rikthente shpresën qytetarëve dhe të mbaj në këmbë PD”, tha Këlliçi.
/rtsh.al/