E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja, PS mbledh anëtarët e rinj

Kryetari Edi Rama ka kërkuar të shfrytëzoi këtë takim për të folur me anëtarët e rinj të Asamblesë dhe për t’u kërkuar atyre angazhim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013-të.

Rama ka përshkruar panoramën e situatës politike e ekonomike të vendit duke u kërkuar “angazhim të plotë pasi  Asambleja e shkuar nuk ishte gjithnjë në lartësinë e detyrës. Veçanërisht mbulimi i territorit, që është një nga funksionet kryesore të saj, si forum drejtues i partisë, la jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar, duke e lënë tërë barrën mbi deputetët”.

Po ashtu kreu i opozitës kërkoi angazhim të çdo anëtari të Asamblesë Kombëtare në debatin e brendshëm të forumit dhe në debatin publik. Duke folur për programin e ri të PS-së, Rama tha se anëtarët duhet ta diskutojnë atë në çdo zonë.

Ai kërkoi nga anëtarët e sapozgjedhur të bëjnë propozimet e tyre për kryesinë e re të partisë, e cila do të zgjidhet në dhjetor. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllur në ambientet e hotel “Sheraton”-it.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-11-19 17:39
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›