Malaj: Kreditë me probleme, argumenti që vendi është në krizë
Z.Malaj, Kuvendi po diskuton aktualisht projektbuxhetin e vitit 2012, i cili krahasuar më të tjerët duket disi me konservativ në drejtim të shpenzimeve dhe deficitit. Çfarë do të ofronte ndryshe një buxhet socialist?
PS ka vite që kërkon që buxheti të jetë realist, që qeveria të përzgjedhë investimet publike sipas efikasitetit të tyre ekonomik, që të ulet deficiti, borxhi dhe kostoja e tyre. Oponenca jonë profesionale nuk është dëgjuar asnjëherë nga maxhoranca, ndaj përkeqësimi i buxhetit i stabilitetit të financave publike është në nivele kritike. PS do të afronte një buxhet realist, do të rishikonte me kujdes rritjen e të ardhurave, do të orientonte më mirë investimet publike dhe mbrojtjen për grupet sociale të prekura nga papunësia dhe varfëria. PS do të vendoste një taksim më të drejtë, midis punës, kapitalit dhe konsumit dhe një shpërndarje më të mirë të barrës fiskale midis brezave.
Jeni shprehur në Komision se qeveria duhet të marrë masat për stabilizimin e treguesve fiskal në mënyrë që të mos kthehet përsëri në Kuvend për të kërkuar rregullime të reja, cila janë ato masa sipas jush?
E para, ndryshimi i shpeshtë i buxhetit, pra miratimi i tij në dhjetor me shifra të fryra të të ardhurave dhe bllokimi i tij që në janar dhe pas kësaj ndryshimi 2-3 herë në vit, nuk është thjeshtë paaftësi e qeverisë, por keqpërdorim politik i buxhetit, sidomos në vitet elektorale, parlamentare apo vendore.
Si është bërë kjo?
Buxheti vitit 2011 rezulton të ketë të ardhura më pak, rreth 33 miliardë lekë ose 10 % më pak se buxheti i miratuar në dhjetor. Buxheti vitit 2011 u bllokua në implementimin e tij vetëm 15 ditë pasi u miratua në kuvend për rreth 30 miliardë lekë. Në 4 muajt e parë të vitit 2011 në shërbim të keqpërdorimit të buxhetit për fushatë elektorale, u tejkaluan investimet e periudhës përkatëse me rreth 163 % dhe u rrit huamarrja nga banka mbi 220 %. Kjo patjetër që pjesën e mbetur të vitit do ta bënte më të vështirë, duke ngrirë investimet dhe shpenzimet. Ky buxhet është ndryshuar deri tani dy herë dhe pritet dhe një ndryshim përkeqësues tjetër. A mjaftojnë këto të dhëna për të mbështetur profesionalisht shqetësimet e opozitës?
Pas kësaj pasqyre të situatës, PS ka treguar se buxheti i saj edhe në vitet elektorale ka qenë i njëtrajtshëm për çdo muaj, gjë që është teknikisht e kontrollueshme. PS, në mandatet e saj qeverisëse e miratonte buxhetin bashkë me paketën fiskale dhe i jepte mundësi biznesit të njihte politikat fiskale dhe të llogariste më mirë ecurinë e biznesit të tij. PS në mandatet e saj qeverisëse e ka ndryshuar shumë rrallë buxhetin gjate një viti, sepse ishte më e përgjegjshme politikisht dhe profesionalisht në hartimin dhe implementimin e tij. Për efektet negative të ndryshimeve sporadike të buxhetit ka folur para pak ditësh edhe shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë.
Ulja e mëtejshme e shpenzimeve nuk do të kishte të njëjtin efekt mbi borxhin duke ulur ritmet e rritjes ekonomike?
Është e vërtetë që rritja ekonomike është formula më e mirë për të ndalur përkeqësimin e financave publike dhe reduktimin e problemeve sociale në vend. Por, rritja ekonomike nuk arrihet duke rritur borxhet. Sot, ka vende që kanë borxhe publike edhe deri 220 % të GDP-së (Japonia), ka vende që e kanë koston e financimit të ekonomisë deri afër zero ( Amerika), por janë në recesion për një kohë të gjatë. Shqipëria ka këto vite përgjysmim të rritjes ekonomike jo thjesht nga kriza globale por nga vonesat në reformat strukturore në ekonomi, nga impakti negativ i ngërçit politik dhe nga përmasat shqetësuese të kapjes së shtetit, sidomos me koncensionet e pasurive tona natyrore.
Ka sot studime nga ekspertët më të mirë se cilat janë paketat fiskale më të mira për të ndalur rënien ekonomike dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen e saj. Kur vendet patën shenjat e recesionit ekonomik, FMN rekomandoi se madhësia e paketave fiskale mund të ishte deri në 2 % të GDP-së. Ekspertët e saj kanë studiuar edhe përbërjen e kësaj pakete, sa në nxitjen e konsumit duke ulur ose duke zgjatur uljen e taksave dhe sa në rritjen e investimeve publike dhe mbështetjen e menjëhershme të grupeve sociale të prekura më rendë. Pas kësaj ndërhyrje është kërkuar të merren masa për ndaljen e përkeqësimit të financave publike. Këtu është rekomanduar që shkurtimet e thella dhe të menjëhershme, siç ndodhi me qeverinë konservatore në Angli, mund të dëmtojnë rritjen ekonomike. Por, pa ndalur rritjen e borxheve dhe koston e financimit të tij situata përkeqësohet shumë shpejtë dhe shumë rendë.
Në vendin tonë edhe pse kishim rritje ekonomike, sipas qeverisë, rritje të larte ekonomike, po të shikoni rritjen e deficitit në vitet 2008 dhe 2009 është shume më i larte se 2 % e GDP-së dhe që çoi në rritjn e deficitit dhe rritjen e kostos së borxhit. Borxhi publik është mbi 60 %, kostoja e borxhit kërkon 1/6 e të ardhurave buxhetore, borxhi ynë është 2 deri 2.5 herë më i lartë se të ardhurat buxhetore.
Si qendron Shqipëria në raport me krizën që po kalojnë vendet fqinje si Greqia dhe Italia? Mund të themi që e keqja më e madhe nuk ka ardhur ende?
Ne aspektin e efektit negative mbi rritjen tonë ekonomike po, kemi përpara një situatë të vështire të ritmeve të rritjes ekonomike në vend. Tani të gjitha institucionet ndërkombëtare, si FMN, BB dhe BERZH, na paralajmërojnë se në vitin 2012 do të kemi rënie të ritmeve të rritjes ekonomike akoma më shumë.
Efekti kryesor i saj do të jetë vështirësia në mbledhjen e të ardhurave dhe rritja e presioneve për mbrojtje sociale. Sapo u deklarua se 7 000 familje të tjera u shtuan në listën e ndihmës ekonomike. Mundësia e dërgesave të emigranteve që historikisht kanë ndihmuar zbutjen e plagëve sociale të tranzicionit tonë është zvogëluar. Qeveria ka treguar se dorëzohet përballë presioneve elektorale dhe ka prirje të theksuara të populizmit politik që është në qendër të krizës se vendeve si Greqia, Italia, Spanja , Portugalia dhe vendet e tjera.
Si e komentoni faktin që kreditë me probleme kanë arritur në 18.4 për qind, si dhe ritmin e lartë të rritjes së tyre?
Është një argument i qartë kundër demagogjisë së qeverisë që jemi vendi i vetëm që nuk jemi prekur nga kriza. Bankat janë barometri më i mirë për të parë simptomat e sëmundjeve në shëndetin e ekonomisë së çdo vendi. Asnjë konsumator dhe asnjë biznesmen kredimarrës nuk do të dëshironte të ndjente në qafë lakun e kredive të pa shlyera. Aktiviteti ekonomik ka renë mbi 50 %, nga 6-7 % rritje ekonomike për një periudhe 10-12 vjet ne 2-4 %. Kredimarrja në monedhë të huaj është e konsiderueshme, ndërsa monedha kombëtarë është zhvleftësuar me mbi 20-25 %. Pra, të ardhurat e tyre në lekë janë më të pakta dhe kthimi kredisë më i vështirë. Qeveria ka rritur mospagesat për kompanitë private, ka fshehur deficitin dhe borxhin publik duke krijuar krizën e likuiditetit për bizneset, të cilat nuk kanë kthyer dot kreditë. Pra, rritja e të ardhurave reale ka rënë, të gjitha këto janë kosto shtesë në rritjen e veshtirësive për të kthyer kreditë. Një faktor që duhet të bëhet mësim është shkujdesja reciproke e bankave për të shitur kredi pa analiza të kujdesshme të riskut dhe e kredimarrësve, të cilët kanë marrë kredi shumë më tepër se mundësite e tyre reale.
Jeni shprehur se pas kësaj shifre (18.4 % kredi me probleme) gjenden mijëra kredimarrës dhe biznese që nuk kanë mundësi të paguajnë, si mund të përmirësohet situat