E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina rrëshqet në baltë, bie në Vjosë

Moti i keq shkakton një aksident automobilistik, për pasojë një emigrant ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të ditës së djeshme, kur automjeti tip "Nissan" me targa greke ka rënë në rrjedhën e lumit Vjosë, në tentativë për të kaluar një urë. Automjeti drejtohej nga Vladimir Basho, 43 vjeç, dhe me të udhëtonin dy të afërm të tij, Artan Vangjeli dhe Kudret Caushaj. Në momentin e kalimit të urës, në hyrje të qytetit të Përmetit, kanë ndeshur në një masiv balte, të krijuar nga reshjet e shiut, çka krijoi vështirësi në manovrimin e makinës dhe më pas rënie nga ura. Mësohet se 43-vjeçari Basho është mbytur, ndërsa është mundur të shpëtohen dy pasagjerët, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

En.Se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›