Prostitucioni në Suedi
Në dhomën e vogël gjendet vetëm një krevat me çarçafë të vjetër dhe një tavolinë mbi të cilën janë vendosur disa pako prezervativësh dhe një pastrues banje. Më interesante se fotot, të shkrepura gjatë hetimit, ishin zërat e regjistruar nga mikropërgjuesit që ishin fshehur në bordello, në mënyrë të paligjshme. Policia kishte arritur të dëgjonte zënkat dhe ofendimet e shumta të klientëve, të cilët ishin lodhur duke pritur radhën e tyre. Gjithashtu nga bisedat, policët zbuluan se klientët, përveçse silleshin shumë keq me vajzat, nuk i lejonin të shkonin as në banjë. "Je këtu për të më kënaqur mua, kështu që mbaroje punën deri në fund", ulëriste një klient.
Jemi në Suedinë e vitit 2009, në periferinë jugore të Stokholmit, dhjetë vjet pas aprovimit të ligjit që për herë të parë në botë ka goditur klientin, pra ndëshkon atë që kërkon seks, jo atë që ofron. Për prostitutat ky është një lloj revolucioni, sepse ndryshe nga çdo vend i botës, në Suedi konsiderohen viktima që duhen mbrojtur. Por përballë femrave afrikane, aziatike dhe atyre të Lindjes, që në fillim të shekullit rrezikonin të nxirrnin jashtë kontrollit fenomenin e prostitucionit, suedezët kishin zgjedhur një rrugë të re dhe të vështirë. Kjo për arsye se vende si Holanda dhe Gjermania luftonin për modelin e kundërt, duke i ligjëruar bordellot dhe duke tentuar që shitëset e seksit të punonin dhe të merrnin pension.
Por nëse në fillim ligji i hartuar nga një Parlament ku femrat përbënin 45 për qind të deputetëve ishte realizuar me "optikën" femërore (prostitucioni është një formë e dhunës së burrit ndaj gruas), në vijim u pranua si nga konservatorët ashtu dhe nga liberalët, të cilët kishin votuar kundër.
Që kur kanë ardhur në pushtet, liberalët janë angazhuar me nisma dhe para. Në këto kohë, Kryeministri Fredrik Reinfeldt, po përpiqet t‘i bëjë të njohur Bashkimit Europian planin veprues të vendit të tij. "Ligji ynë është pengesa më e mirë kundër rrjeteve kriminale që sa vijnë e shtohen dhe vazhdojnë t‘i zgjerojnë trafiqet e tyre", thekson Jenny Sonesson, një 30-vjeçare bionde, shumë seksi, e cila është këshilltare për politikën e jashtme të Partisë Liberale. Në këtë këndvështrim, klienti shihet jo vetëm si mashkull mbizotërues, por edhe si hallka e fundit e një zinxhiri të botës së krimit.
Por seksi me pagesë ende nuk është mposhtur i gjithi. Këtë e tregon edhe historia e bordellos së Stokholmit, ku ajo që tradhtoi padronen, një grua 40-vjeçare ish-prostitutë ruse, ishte pikërisht suksesi i vajzave të saj, shumë bukuroshe, të reja dhe me çmim të lartë. Gjithsesi gjatë këtyre viteve në Suedi është bërë më shumë nga ç‘duket në lidhje me prostitucionin. Këtë gjë tregojnë edhe të dhënat që Kajsa Wahlberg, një super eksperte e policisë, e cila çdo vit përgatit raportin mbi prostitucionin. Sot në Suedi numri i prostitutave ka arritur në njëmijë, një e treta krahasuar me vitin 1999, ndërsa prostitucioni i rrugës pothuajse është zhdukur fare. Në dhjetë vjet, 18 mijë klientë kanë marrë një denoncim, edhe pse më pas janë dënuar vetëm 900 persona me gjashtë muaj burg. Sigurisht që edhe numri i atyre të cilët pranojnë të ndjekin kurse riedukimi është i vogël. Këto kurse janë menduar për personat që nuk arrijnë të heqin dorë nga seksi me pagesë. Turpi që zbulohen nga familja, miqtë dhe punëdhënësit, si dhe fakti që paraqiten në gjykatë për një ngjarje të tillë, është zhgënjimi më i madh. Nga ana tjetër ligji ka aprovimin e 75 për qind të popullsisë.
"Me zgjerimin e Europës dhe fundin e vizave, trafikantët e kanë më të lehtë të lëvizin dhe të shfrytëzojnë vendet e ndryshme", thotë një sociolog. Duhen sy shumë të kujdesshëm për të parë që një djalë suedez, i cili shëtit me një vajzë polake, punon me trafikantët e qenieve njerëzore. Gjithashtu është dashur pak sforco për të zbuluar se lypëset e vogla të Lindjes që shfaqeshin papritur në rrugët e Stokholmit ishin në duart e po këtyre organizatave të prostitutave.
Në janar të këtij viti, Parlamenti i Oslos miratoi një ligj të ri lidhur me prostitucionin (klienti përndiqet penalisht në vendin ku banon edhe pse mund të blejë seks jashtë shtetit). Për momentin pika e dobët mbetet Danimarka, ku ende diskutohet për këtë çështje. Ndërkohë ura spektakolare e Oresund, që lidh Danimarkën me Suedinë, është bërë një rrugë me drita të kuqe, ndërsa Kopenhagëni është cilësuar bordelloja e Baltikut. Në fakt gjatë këtyre viteve, mes shumë vëzhguesve dhe ekspertëve, është krijuar bindja se sfida suedeze jo vetëm që po funksionon, por është në rrugën e duhur. "Të gjitha kërkimet na thonë se aty ku prostitucioni është i ligjshëm, kërkesa rrit trafikun", thotë Kasja Wahlberg.
Edhe pse prostitucioni është bërë i ligjshëm, bordellot e fshehta nuk kanë arritur të mbyllen. Sipas revistës së përjavshme "Economist", pothuajse gjysma e vajzave në vitrinat e Amsterdamit nuk qëndrojnë aty të ekspozuara me dëshirën e tyre. Gjithsesi gjërat kanë ndryshuar edhe në shtete të tjera të Europës. Në Angli numërohen rreth 80 mijë prostituta, 25 mijë prej të cilave punojnë në bordello. Megjithatë të fshish prostitucionin nuk është më pak e komplikuar se të heqësh skllavërinë.