Makinat bllokohen në trafik për 12 orë
Autori i Lajmit: red.
Ka vazhduar edhe përgjatë orëve të natës makthi i qytetarëve të bllokuar në trafikun e rënduar në aksin Plepla- Golem. Burimet nga policia bënë të ditur se trafiku ishte shumë i rënduar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Shkak janë punimet ende të papërfunduara në këtë aks nga firma “Salillari” për zgjerimin e rrugës. Edhe pse policia rrugore gjatë gjithë ditës së djeshme u përpoq të bëjë të mundur zhbllokimin e këtij aksi sërish trafiku ka mbetur i rënduar përgjatë orëve të mbrëmjes dhe natës. Firma “Salillari” ka nisur punimet në fund të dhjetorit të vitit 2008, ndërsa duhet të kishin përfunduar në datën 1 qershor. Drejtuesit e automjeteve shprehen të alarmuar se në këtë trafik të rënduar dhe nën temperatura të larta për të kaluar vetëm pak km u duhet të presin disa orë, ndërsa në tabelën e punimeve të vendosur nga firma nuk shkruhet kur kanë nisur punimet, por shkruhet vetëm afati, që prej 6 muajsh.
Ky lajm është publikuar: 20/07/2009