Makinat e luksit, Nissan GT-R me detaje ari 24 karat
Si të mos mjaftonte motori 3.8 litër V6 me 530 kuaj/fuqi, dizajni joshës dhe performance e denjë për një makinë garash, versioni i ri VIP i Nissan GT-R është i çmuar në kuptimin e plotë të fjalës.
E prezantuar në sallonin Big Boys Toys në Dubai, makina i ka mahnitur të gjithë me detajet në pjesën e pasme dhe anësore prej ari 24 karat.
Ky xhevahir i destinuar për tregun e Lindjes së Mesme, pjesën e brendshme e ka të veshur me lëkurë të punuar me dorë. Ajo është e disponueshme në 12 variante për një çmim prej 226 mijë dollarë. / G. Ndoja