E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi Penal - shënjestra e fundit e një partie të inkriminuar dhe antievropiane

01-03-2012 / Gazeta 55

Përqasja e votës negative me vendimin për statusin e kandidatit merr sot formë me votën e hapur kundër të kamikazëve të Edvinit në parlament. Çlirimi i Kodit Penal nga kultura bolshevike e armikut të klasës dhe e pandëshkueshmërisë së pinjollëve të diktaturës mbetet një gardh që s’kapërcehet nga partia e brezit të dytë të Bllokut enverist

Partia Socialiste gëzon të gjitha atributet e një fraksioni politik të vënë në shërbim të praktikave të bllokimit të integrimit evropian, në mënyrë që Shqipëria të ri-klasifikohet në hartën e zezë të Bashkimit Evropian si vend i brishtë dhe i destabilizuar. Kursi i reformave dhe plotësimi i detyrimeve të integrimit, ka qenë objektivi kryesor që në krye të herës, për këtë mazhorancë qeverisëse.
Ndërsa, krejt e kundërta konstatohet në krahun tjetër politik, te opozita e cila në kushtet e një roli të prekshëm në sfidat e integrimit, bën të kundërtën, bllokon dhe kërcënon për prishjen e marrëdhënieve me faktorin ndërkombëtar.
Gjykata Administrative nuk është i vetmi ligj që zvarriten sa në Kuvend, në komisionet parlamentare, ku sipas interesit të opozitës shihet dhe ri-shihet, por përsëri mbetet i njëjti produkt, pasi thjesht e vetëm tentohet zvarritja e kësaj reforme të rëndësishme, aq të kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në sajë të “lënies në xhep” të këtij ligji, falë politikës së bojkotit dhe bllokimit, Shqipëria humbi një vit më parë 17 milion euro nga mos ngritja e Gjykatës Administrative. Fonde të cilat mund të ishin përdorur për përsosjen dhe ri-ngritjen e sistemit të drejtësisë. Sot, pikërisht ditën e sotme ndodhemi pranë të njëjtit realitet, pra, atij të bllokimit të ligjeve në parlament. Kodi Penal kaloi të gjitha hallkat në komisionet e Kuvendit, por “ngeci” te ligjet, edhe pse marrëveshja politike e 14 nëntorit parashikon kalimin me konsensus të të gjitha ligjeve me 3/5.
Opozita kërkon dënimin e të gjithë ministrave për një vendim kolegjial, praktikë e cila nuk parashikohet në asnjë demokraci perëndimore.
Vendimet kolegjiale janë vendime unanime të cilat nuk vihen në diskutim. PS e di shumë mirë këtë fakt dhe çështja nuk është te neni i fundit i Kodit Penal, i kontestuar. Pas thuajse 6 javësh diskutime intensive në komisionet parlamentare, në javën e fundit të kalendarit të ligjit, PS depoziton propozimin absurd si dhe kërcënon me rrëzimin e Kodit ditën e sotme në Kuvend.
Kodi Penal s’është dokumenti i vetëm që rrezikon të mbetet në sirtarët e Kuvendit, në pritje të ndërgjegjësimit të plevicës politike. Bllokimi i pritshëm sot, me votën kundër të socialistëve (edhe pse deputetët janë lajmëruar se do njoftohen me SMS nga Rama për vendimin final), përbën hapin e radhës fals të kësaj opozite që vuan dhe ka bërë të vetat, simptomat e humbjes së vetëdijes politike, të pinjollit të nomeklaturës, Edvin Rama. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›