E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vjedhja e shekullit", Mucaj ne gjykate

VLORE - Gjykata e rrethit te Vlores ka vleresuar dje kushtet, ne te cilat eshte kryer arrestimi i Armand Mucaj, i akuzuar per grabitjen me arme te 1 miliard e 700 milione liretave italiane ne banesen e biznesmenit te njohur vlonjat, Sulo Shehu, ngjarje e ndodhur ne veren e vitit 1998. Ne seancen e djeshme, i arrestuari i tri diteve me pare eshte paraqitur perpara gjyqtarit te gatshem, Thoma Nika. Ndersa masa e sigurise "burg pa afat" ishte marre perpara arrestimit te tij, dje gjykata vleresoi si te ligjshme kushtet ne te cilat eshte kryer prangosja. I akuzuari eshte pyetur nga gjykata dhe ka deklaruar se ndaj tij nuk eshte perdorur dhune fizike dhe psikologjike nga policia, ne dhomat e paraburgimit eshte me dy persona te tjere, kushtet jane thuajse normale si dhe nuk ka pasur ankesa per ushqimin. Gjate seances se djeshme, nuk ka pasur reagime nga mbrojtja, e cila ende nuk eshte shprehur se cila do te jete linja me te cilen do te procedohet per mbrojtjen e 37-vjecarit.

O.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›