Makinat i shkarkojne mbeturinat gjate nates
Makinat me karroceri te cilat depozitojne keto mbeturina te ngurta, levizin gjate nates, ne menyre qe te mos ndalohen nga Agjencia Rajonale e Mjedisit (ARM), por edhe nga Policia Bashkiake e Tiranes. Sipas drejtorit te kesaj agjencie, Ilir bala, "per eliminimin e problemeve ne lidhje me inertet, te cilat vijne kryesisht nga ndertimet qe behen ne kryeqytet, duhet qe ARM-ja te kete nje bashkepunim me Inspektoratin e Ndertimit, si dhe firmat duhet te pajisen me nje leje te posacme per vendgrumbullimin e inerteve, te cilat do gjenerohen nga punimet e tyre". Kesisoj, ai i ka pranuar problemet me mbetjet inerte, te cilat depozitohen ne vende te papershtatshme. Sipas tij, problem eshte dhe mungesa e nje vendgrumbullimi te posacem per depozitimin e tyre. "Ne si agjenci kemi detyren qe te bejme kontrolle, dhe ne lidhje me problemet dhe mangesite qe konstatojme, ne veme ne dijeni Ndermarrjen e Kuartallave prane Bashkise se Tiranes. Pasi eshte kjo drejtori e cila merret me problemet dhe largimin e inerteve", - ka deklaruar Bala, drejtori i ARM-se. Ne prill te vitit te kaluar, ish-ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, premtoi se do te merreshin masa per permiresimin e gjendjes ne zonen e ish-fushes se Aviacionit. Ai tha se do te hartohej nje projekt per gjelberimin e zones.