Makina bie ne Lane, dy te plagosur
Lageshtia dhe shpejtesia per pak sa nuk kane kushtuar dy jete njerezish mbremjen e djeshme prane Ures se Lanes ne Tirane. Nje autoveture tip "Ford Focus", me targa TR9073N ka perfunduar ne kanal prane "Rruges se Elbasanit" rreth ores 22.15, me pasoje dy te plagosur. Mjeti eshte perplasur me nje tjeter makine qe vinte ne krahun e kunder, ne pronesi te nje prej televizioneve publike. Per te shmangur perplasjen fatale, drejtuesi i "Fordit" ka hipur mbi borduren e trotuarit, duke goditur betonin ngjitur me uren dhe nje nga reklamat qe gjendej aty prane. Per pasoje eshte demtuar shume rende ne pjesen e perparme autovetura metalizato, ndersa shoferi dhe pasagjeri jane derguar me shpejtesi drejt spitalit me nje ambulance. Ne vendngjarje mberriten edhe uniformat blu te qarkullimit rrugor qe normalizuan trafikun e krijuar dhe levizen mjetet, duke nisur hetimet per ngjarjen. Dyshohet se shpejtesia e madhe e mjetit dhe lageshtia jane shkaqet e aksidentit. Pak dite me pare nje tjeter makine perfundoi ne Lane si pasoje e shpejtesise.