Abonete e shtrenjta, pranga zyrtarit
Artan Cena
TIRANE - Shitja e aboneve te udhetimit urban te linjes "Kombinat-Kinostudio" me cmime trefish, con ne pranga dy punonjes te Bashkise se Tiranes. Mikel Sterkaj, 38-vjec, pergjegjes i Transportit Urban ne bashki dhe Pellumb Vata, 30-vjec, dispecer, jane arrestuar dy dite me pare ne sheshin "Skenderbej" te kryeqytetit nen akuzen e shperdorimit te detyres dhe abuzimit. Aksioni eshte organizuar nga agjentet e zyres se krimit ekonomiko-financiar pas dyshimeve per kete aktivitet, duke e koduar me emrin "Abuzimi i fundit". Burime zyrtare te policise thane se hetimet zgjaten mese nje muaj, ndersa u sekuestruan 8500 bileta dhe abone te ndryshme, qe shiteshin me cmimin nga 600-800 lele copa. Kapja e tyre eshte bere ne ambientet e nje kioske ndersa shisnin me cmim trefish abonete ne qender te Tiranes.
Denoncimi i bere me shume se nje muaj me pare, pas krizes per abone dhe falsifikimeve te tyre, ka bere qe policia te vere ne pranga dy personave te dyshuar. Ne pranga jane vene 38-vjecari Mikel Sterkaj me detyre Pergjegjes i Kontrollit te Transportit Urban prane Bashkise se Tiranes dhe 30- vjecari Pellumb Vata, me detyre dispecer i Transportit Urban, po ne bashki. Aksioni per prangosjen e tyre eshte bere nga ana e policise, ne bashkepunim dhe me prokurorine. Mbi dy te prangosurit jane ngritur akuzat e "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike" dhe "shperdorimit te detyres ne bashkepunim". Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur, se gjate marrjes ne pyetje, 38-vjecari Sterkaj ka deklaruar se ndodhej rastesisht aty dhe se abonete do i shperndante ne disa pika te tjera sipas ligjit.
Gjate operacionit te koduar "Abuzimi i fundit", uniformat blu kane bere dhe sekuestrimin e materialeve te ndryshme. Burimet zyrtare thane se, pas arrestimit te tyre eshte ushtruar nje kontroll i imtesishem ne automjetin ne pronesi te te dyshuarit Sterkaj, ku jane gjetur rreth 850 bileta te kesaj linje nga te cilat 86 cope bileta ishin shitur, duke perfituar ne bashkepunim me njeri-tjetrin, shumen e parave prej 50 mije lekesh, te cilat u sekuestruan. Nderkaq qe policia ne bashkepunim me Prokurorine kane krijuar nje grup pune per zbardhjen e veprimtarise se paligjshme.
Ne pranga
Mikel Sterkaj, 38 vjec
Pellumb Vata, 30 vjec
Sekuestruar
850 bileta
86 cope bileta te shitura
50 mije leke