Deshmite fusin ne sherr "Banden e Durresit"
TIRANE - Debate te ashpra mes trupit gjykues dhe avokateve mbrojtes ka pushtuar dje sallen e Gjykates se Krimeve te Renda, gjate seances ne ngarkim te te pandehurve te "Bandes se Durresit". Replikat mes te pandehurve, avokateve, te penduarit te bandes dhe gjykatesve kane cuar ne mbylljen e seances dhe rrezimin e kerkeses per te mos njohur procesverbalet dhe deshmite e Adriatik Colit. Gjykata cakton nje date tjeter, por avokatet braktisen sallen ne shenje proteste, duke detyruar trupin gjykues qe pervec mbylljes se gjyqit te kerkonin nga Dhoma e Avokatise edhe masa ndaj avokateve. Situata degjeneroi kur pretendimet e mbrojtjes per parregullsi ne aktet procedurale dhe hetimet ne ngarkim te te pandehurve te "Bandes se Durresit", jane rrezuar. Perfaqesuesit e mbrojtjes ligjore kerkuan gjithashtu edhe ndryshimin e trupit gjykues, me pretendimin se ishte i njeanshem ne gjykimin e ceshtjes. Por, nuk kane munguar edhe reagimet e te disa prej te pandehurve, te cilet hodhen akuza per te penduarin e ketij procesi, Adriatik Coli, deshmia e se cilit cilesohet si prove e forte prokurorise, per te provuar aktivitetin kriminal te "Bandes se Durresit". Mes replikash te shumta, treshja gjykuese, qe kryesohej nga gjyqtari Gurali Brahimllari, rrezoi kerkesat e mbrojtjes, e cila ne shenje demonstrative u largua nga salla e gjyqit se bashku me te pandehurit, duke sjelle edhe nderprerjen e seances. Trupi gjykues vendosi qe t'i propozoje Ministrise se Drejtesise dhe Dhomes se Avokatise, marrjen e masave per disa nga perfaqesuesit e mbrojtjes ligjore te te pandehurve te "Bandes se Durresit". Ne seance ishin te pranishem pjesa me e madhe e te pandehurve, perfshire Indrit Doklen dhe kundershtarin e tij, Lulezim Berisha. Grupi akuzohet per nje seri ekzekutimesh e trafiqesh qe prej vitit 1998, kur dhe jane ndare per prishje pazaresh. R.Caushaj