E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nuk kam dashur te perdhunoj fqinjin"

Tirane- Gjykata e Tiranes fillon procesin gjyqesor ndaj 24 vjecarit Shkelzen Marku, i cili akuzohet se ka tentuar te kryeje marredhenie homoseksuale me dhune me shokun e tij kamerier ne nje prej lokaleve te autostrades Tirane-Durres. Dje eshte zhvilluar dhe seanca e pare gjyqesore, ndersa i pandehuri mohoi akuzat e ngritura prej prokurorise per ngjarjen e ndodhur disa muaj me pare ne afersi te shinave te trenit, prane fshatit Domje. Denoncimi eshte bere nga fqinji i te dyshuarit, 18 vjec, me 11 nentor te vitit 2007, nga forcat e komisariatit nr. 5, i cili akuzonte Markun per tentative te kryerjes se marredhenieve homoseksuale me dhune ndersa e shoqeronte per ne shtepi me makine. I pandehuri Marku ka dale para togave te zeza te kryesuara nga Gjin Gjoni, mesditen e djeshme, ku ka pohuar se nuk e pranonte akuzen e ngritur. Pasi kane dale nga kafeneja, jo shume larg shinave te trenit, Shkelzen Marku, duke perfituar dhe nga erresira, ka tentuar te kryeje aktin e turpshem me 18-vjecarin, i cili e ka kundershtuar, duke marre disa plage nga dhuna fizike qe eshte ushtruar ndaj tij. Por gjate pyetjes nga oficeret e policise, Marku mesohet te kete thene se ishte i dehur dhe nuk i kujtohej ngjarja e ndodhur buze autostrades.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›