E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Aviacioni", strehe plehrash dhe inertesh

Luljeta Ndoka
Aty ku dikur avionet ushtarake pushonin te qete, e banoret perreth i kundronin teksa gjerbnin nje kafe ne ajer te paster, sot ka vetem plehra dhe inerte. Per ajer te paster nuk behet me fjale, dhe as per avione gjithashtu. Hapesirat e fushes vazhdojne te jene te medha, por te pashfrytezueshme per nje qellim te mire. "Mireseardhjen" ne fushen e madhe, ta jep nje grumbull plehrash, i cili ndodhen ne hyrjen e kesaj fushe. Me sa duket, banoreve perreth nuk i duket aspak e arsyeshme qe t'i hedhin mbeturinat ne kazane, por i tundon pislleku. Dhe nuk kane faj: Ish-fusha e Aviacionit eshte "ligjeruar" tashme si nje fushe plehrash, dhe ka disa qe ky eshte funksioni kryesor.
Nje rimorkio makine qe ndodhet ne mes te fushes sherben si kend lojerash. Sa jane mbaruar mesimin, femijet jane ndalur pikerisht te ajo relike-mbeturine, e cila eshte e vetmja menyre per te kaluar kohen e lire per vogelushet. Tinez prinderve, femijet nxitojne te luajne, por gjithsesi me frike. Vetem para disa ditesh nje vogelush ka thyer krahun pikerisht teksa i gezohej hip e zbrit asaj loje. Pak metra me tutje, nje bukuroshe po meson makinen. Ndonese ajri eshte shume i rende ne ambientet e ish-Fushes se Aviacionit, ajo vazhdon te jete nje mesonjetore shume e mire per klientet e autoshkollave.
Ndersa per studentet, ai "kazan" i stermadh plehrash, sherben edhe si hotel. Te rinjte, brenda automjeteve te tyre, (ose te marra borxh), bisedojne me ore e ore te tera pothuaj gjate gjithe nates ne ambientet brenda fushes. "Makinat e parkuara qendrojne deri vone, ose edhe deri ne mengjes me cifte brenda. Shpeshhere mundohemi t'i ruajme femijet nga ndonje skene e pakendshme", thote nje shitese dyqanesh. Ndotja tej mase e mjedisit duket se nuk i shqeteson aspak te rinjte, por banoret po. Ilmija e cila e ka shtepine mu perballe plehrave dhe inerteve thote se pislleku po kthehet ne nje makth per ta. "Zgjohemi cdo mengjes me eren e tmerrshme te mbeturinave, dhe ngrysemi me po kete ere", thote e moshuara, duke shprehur shqetesimin per ndonje semundje te mundshme infektive. Me shume, ajo qan hallin e femijeve pasi, sic thote ajo me te qeshur "ne e kaluam jeten dhe jemi drejt fundit".
Plehrat po na vrasin, por me japin drute e zjarrit
Eshte e moshuar, e megjithate, i perzgjedh me kujdes mbetjet e inerteve, duke marre prej tyre me te miren. Qe ne momentin kur Lapraka filloi te prishej, mbeturinat e ndertesave sherbejne per gruan nga Kukesi si mjet per te siguruar drute e zjarrit. Kam nje sobe me dru ne kuzhine, dhe po i mbledh keto qe te ngrohemi ne keto dite te ftohta", thote gruaja. Ajo tregon se soba do perdite "ushqim", dhe se ajo perpiqet ta siguroje nepermjet mbeturinave qe ndodhen mu perballe shtepise se saj. Megjithate, ajo nuk e fsheh friken nga ndonje semundje, qe vjen nga plehrat dhe mbeturinat inerte. "E kemi shtruar sa here shqetesimin per to, por nuk na eshte marre parasysh. Ka raste qe edhe i heqin plehrat dhe nuk e dime ku i cojne. Por, edhe kur i heqin, ketu era e keqe, dhe frika per semundjet, eshte e pranishme", tregon ajo. Gruaja eshte nga Kukesi dhe ka 8 vjet ne Tirane. Sigurisht qe e merr malli shume per vendin ku eshte lindur e rritur, e me shume se per gjithcka, per ajrin e paster. Megjithate, prania e mbeturinave eshte haraci qe jo vetem Ilmia, por edhe shume te ardhur te tjere duhet te paguajne per te jetuar ne metropolin shqiptar. Megjithate, ajo duket shume e qete, dhe perpiqet qe ta kaloje me optimizem kete gjendje. Shpreson qe dicka do te ndryshoje, te pakten pas premtimeve te njepasnjeshme te deputeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›