Balla: Berisha i kërkoi Përmbarimit të mos zbatojë vendimet e gjykatave
Partia Socialiste ngriti dje shqetësimin se qeveria e Sali Berishës nuk respekton vendimet e gjykatës, në një kohë kur mbrohet duke thënë se kutitë e 28 qershorit nuk hapen sepse nuk mund të dalë mbi vendimin e drejtësisë. Deputeti socialist, Taulant Balla, bazuar edhe te një sërë dokumentesh, që janë bërë publike tashmë në emisionin "Fiks Fare" në "Top Channel", tha se Sali Berisha nuk mund të ketë si alibi të marrjes peng të kutive të votimit të 28 qershorit asnjë vendim gjykate, sepse nuk ka një vendim gjykate që bllokon hapjen e kutive nga komisionet hetimore të Kuvendit. "Shqipëria nuk është republika e Saliut, por republika parlamentare e qytetarëve të lirë, ku duhet të garantohet e drejta e votës ashtu sikurse duhet të hetohen hajdutët e votave. Nuk mund të thotë se ka një vendim gjykate, njeriu që për 18 vjet me radhë nuk ka respektuar qoftë edhe një vendim të vetëm apo urdhër përkundrejt tij nga gjykatat shqiptare", tha ai.
Balla vuri në dukje se vetëm në katër vitet e fundit, Berisha dhunoi 16 herë Kushtetutën, ndërsa nuk zbatoi asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese. "Sali Berisha do të mbahet mend si i vetmi dëshmitar apo edhe i akuzuar për lloj-lloj shpifjesh që nuk iu përgjigj asnjëherë fletëthirrjeve të gjykatave shqiptare, përfshirë këtu edhe një ndër gjyqet më të rëndësishme sikur gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit", tha ai. Balla përmendi tentativën e Kryeministrit Berisha në vitin 2002 për ndryshimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me vendime të Komisionit të Ligjeve. Balla iu referua edhe dokumenteve të publikuara në "Fiks Fare" për urdhrat në Zyrën Përmbarimore që të mos zbatojë vendimet e gjykatës. "Nuk mund të keqpërdorë vendimet e gjykatave në demokraci, njeriu që për herë të fundit i është përgjigjur fletëthirrjes së gjykatës në diktaturë, në vjeshtë të vitit 1975, si dëshmitar kundër Hysen Sheshorit i akuzuar për veprimtari kundër partisë dhe ku dëshmitari Sali Berisha ka kërkuar dënimin me vdekje të të akuzuarit", deklaroi Balla.
Deputeti socialist vuri në dukje se Kryeministri i fundit komunist në Europë, ka edhe shtatë ditë kohë për t‘iu përgjigjur apelit dhe të qytetarëve shqiptarë për hapjen e kutive, në të kundërt do të ikë bashkë me kutitë. "Nuk mund të festojë rrëzimin e murit të Berlinit në Shqipëri, ky sekretar partie i pandreqshëm, që në 8 dhjetorin e 19 viteve më parë, mbante në xhep teserën dhe paguante rregullisht kuotat e Partisë së Punës. Nuk mund të festojë 8 dhjetorin 1990, njeriu që në atë ditë historike irritoi studentët, kur bëri thirrje për të falënderuar shokun Ramiz", vërejti ai.