E Diel, 1 Nëntor 2026

U arratis nga burgu 8 muaj më parë, kapet në Fier i dënuari

FIER - Forcat e komisariatit numër 4 në Tiranë kapen mëngjesin e sotëm në Frakull të Fierit, të dënuarin Astrit Dervishi, i cili theu lejen e burgut duke u arratisur 8 muaj më parë.

Që prej gushtit të vitit të kaluar, policia kishte shpallur në kërkim 24-vjeçarin Dervishi, duke i përqëndruar kërkimet në Tiranë, pasi dëshmitarë të shumtë e kishin parë të lutej të premteve në xhami. Por hetimet e policisë nuk rezultuan të suksesshme, ndërkohë që Dervishi ishte larguar drejt Fierit ku ishte fshehur në fshatin Frakull.

Astrit Dervishi, i cili po vuante dënimin për vjedhje, i dënuar më parë edhe për vepra të tjera penale, u largua pasditen e 17 gushtit 2011 nga shtëpia e motrës së tij në fshatin Shalqizë të Tiranës. Në orën 13:00 të 22 gushtit ai duhej të kthehej në Burgun 325 te “Ali Demi”, pasi përfundonte lejen, por ai nuk u rikthye për të përfunduar dënimin.

Ndërkohë pas arratisjes së tij, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi pati pezulluar drejtoreshën e burgut Irena Celaj.

(er.nu/BalkanbWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›