Maksim Haxhia: Berisha donte dënimin e Pashkos e Imamit
Share
Ish-prokurori i Përgjithshëm, Maksim Haxhia, në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com, ka thënë se Berisha, në kohën kur ka qenë president, ka kërkuar dënimin e Gramos Pashkos dhe Arben Imamit.
“Presion i madh m’u bë të dënoja Gramoz Pashkon dhe Arben Imamin”- kujton Maksim Haxhia, aktualisht Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Haxhia tregon se udhëheqja e atëhershme kërkoi goditjen përmes drejtësisë të “mocionistëve” Ceka, Pashko, Imami, Keko dhe Zogaj, por dhe si përdorën pretekste për ta shkarkuar, pasi nuk dha dorëheqjen siç ia kërkuan.