E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti i merr jetën efektivit të policisë

Makina me të cilën udhëtonte Islam Isufi

Ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik punonjësi i policisë së burgut të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Mamurras, kur një automjet tip “Peugot” është përplasur me një kamion, duke shkaktuar për pasojë vdekjen e drejtuesit të autoveturës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës, mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur në orën 15:15 minuta në fshatin Derven të Krujës, ku si rezultat i përplasjes së dy mjeteve ka gjetur vdekjen oficeri i policisë së burgut të Fushë-Krujës dhe plagosjen e një tjetri i cili ka qenë pasagjer në makinë me oficerin e policisë.

Sipas ekspertëve rrugorë mësohet se 40-vjecari, Islam Isufi, oficer në burgun e Fushë-Krujës.

Ndërsa drejtonte makinën tip Peugeot pasi ka bërë një parakalim të gabuar është gjendur mes dy kamionëve dhe është shtypur pasi është ngjeshur me një nga kamionët. Ai ka humbur jetën ndërsa po dërgohej në spitalin ushtarak, pasi nuk ka mundur që tu rezistonte plagëve të marra nga përplasja fatale për të.

Një pasagjer që udhëtonte në bordin e makinës së tij ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak gjithashtu në gjendje kritike për jetën.

Pas aksidentit të ndodhur në vendngjarje ka mbërritur policia e Krujës e cila ka nisur edhe hetimet mbi shkaqet e aksidentit si edhe ka kryer ekspertizën paraprake të vendngjarjes. Nga këto hetime mësohet se oficeri Islam Isufi ka qënë në parakalim e sipër por nën ndikimin e kohës së keqe dhe të terrenit të rrëshqitshëm në rrugën automobilistike. /M.Brunga/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›