Përmet- Ndihmonte për kalim të paligjshëm kufiri, ndalohet
Sajmir Tafa një 24 vjeçar nga qyteti i Memaliajt është ndaluar nga policia e Përmetit. Personi në fjalë është kapur praën hotel Adriatiku-t në këtë qytet teksa ndihmonte 3 shtetas shqiptarë nga Durrësi të kalonin në mënyrë të paligjshme për në Greqi. Secili prej tyre do ti jepte Tafës si shpërblim 1000 euro, për ndihmën e dhënë. Për të ndaluarin është dhënë masa e arrestit nga forcat e rendit nën akuzën "dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri" dhe pritet të hetimi i tij nga institucioni kopetent .