Mal i Zi, 18 të infektuar nga gripi i derrave

Numri i të infektuarve me gripin e derrave në Mal të Zi është ngritur në 18, njofton Ministria e shëndetësisë e këtij vendi.
Nga rastet e reja të të infektuarve, dy njerëz janë në spital, ndërsa dy të tjerë në izolim shtëpiak, por sipas burimeve të Ministrisë së shëndetësisë, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Siç është njoftuar të dielën, nga katër rastet e reja të të infektuarve me virusin A (H1N1), dy prej tyre kishin qenë në festivalin muzikor Exit në Novi Sad, njëri në universiadën në Beograd, dhe njëri kishte udhëtuar nga Gjermania.