Selanik, shkatërrohet rrjeti i emigracionit ilegal
Me këtë rast, u tha se policia ka arrestuar dy taksistë grekë të moshës 51 dhe 56 vjeçare, afër Selanikut, së bashku me tetë emigrantë kinezë. Emrat e grekëve nuk janë publikuar.
Shefi i policisë së Selanikut, Trifun Kukios, tha se për këtë arrestim, policia greke “ka bashkëpunuar me Beogradin dhe Shkupin, prej shtatorit të vitit 2008, për ta ndalur operacionin e gjerë të trafikimit të emigrantëve”.
Sipas policisë, ky rrjet trafikimi ka punuar kryesisht me emigrantët kinezë, që arrinin nga Pekini në Beograd, nëpërmjet Moskës dhe pastaj dërgoheshin në Greqi.
Grupi, po ashtu, ka ndihmuar personat nga Shqipëria dhe Kosova për hyrje ilegale në Greqi.