Shembja e pallatit, 12.6 vjet burg për 4 nga 7 të pandehurit
11/11/2009 Gjirokastër, shpallen të pafajshëm 3 prej tyre. Gjobiten me 2,4 milionë lekë, apelon Prokuroria
GJIROKASTËR - Një ditë nga përvjetori i parë i shembjes së pallatit 5-katësh në lagjen "11 Janari", të Gjirokastrës, ku humbën jetën 3 shtetase, midis tyre një fëmijë, si dhe u plagosën disa të tjerë, Gjykata e Shkallës së Parë e këtij rrethi vendosi dje që katër nga shtatë të pandehurit të dënohen me 12.6 vjet burg gjithsej, si dhe me 1.5 milionë lekë gjobë. Ndryshe nga pretenca e dhënë nga Prokuroria së Gjirokastrës, ku kërkoi 38 vjet burg dhe 2.4 milionë lekë gjobë, kryegjyqtari Desad Avdulaj, ka shpallur të pafajshëm tre të pandehur, Alfred Mamani, ish-përgjegjës i zyrës së Urbanistikës, si dhe dy ish-punonjës të policisë bashkiake, Petrit Maksuti dhe Leonard Mustafaraj.
Vendimi
Sipas vendimit të trupit gjykues, Sotiraq Janora, administratori i firmës "Arti" sh.p.k. u dënua me 6 vjet burg, Afërdita Papamihali, ish-sekretare e KRRT së Bashkisë Gjirokastër u dënua me 2.6 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë, Admir Shehaj, ish-inspektor në Inspektoratin e Ndërtimit pranë Bashkisë së Gjirokastrës u dënua me 2 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë, ndërsa Gjergji Meçi inxhinieri i firmës u dënua 2 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë. Gjithashtu trupi gjykues ka vendosur për katër të pandehurit, heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare. Mbi të akuzuarit e këtij procesi gjyqësor rëndojnë akuzat e "vrasjes nga pakujdesia", "shkatërrimit të pronës", si dhe "shpërdorimit të detyrës".
Prokuroria apelon
Prokuroria e Gjirokastrës nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesa e saj për dënimin e shtatë të akuzuarve për shembjen së pallatit 5-katësh një vit më parë. Prokurori i dosjes penale, njëherazi kryetari i institucionit të akuzës, Alfred Sali, e ka vlerësuar vendimin e drejtësisë si të padrejtë dhe se do ta ankimojë atë në Gjykatën e Apelit Gjirokastrës. Sipas tij, ndonëse ngjarja 9 nëntori të vitit të kaluar ka pasur tri viktima, i pandehuri kryesor, Sotira Janora, administratori i firmës “Arti” shpk, është deklaruar fajtor vetëm një herë për veprën penale të "vrasjes nga pakujdesia", parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal. "Përveç cilësimit ligjor për të pandehurin kryesor të ngjarjes, vendimi për sa i përket fajësisë së katër zyrtarëve të bashkisë, të ngarkuar me mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit është i padrejtë, pasi kemi të bëjnë me humbjen e jetës së tre shtetasve. Për këto arsye, vendimi i sotëm do të ankimohet në Gjykatën e Apelit Gjirokastër", tha Alfred Saliu. Rreth tre javë më parë, Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi shpalljen fajtorë të shtatë të akuzuarve për veprat penale të "vrasjes në rrethana të cilësuara", "shpërdorim i detyrës" dhe "shkatërrim i pronës me dashje" dhe dënimin në total me 38 vjet heqje lirie e 2.4 milionë lekë.
Një vit më parë...
GJIROKASTËR- Ishte e diel me diell një vit më parë, kur në mesditë, në Gjirokastër u shemb pjesërisht një pallat 5-katësh, ku humbën jetën 3 shtetase, midis tyre një vogëlushe 13-vjeçare dhe u plagosën disa të tjerë. Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash, kur befas një sasi e konsiderueshme dheu u zhvendos drejt veriut dhe pallati i ngritur në një kodër në lagjen "11 janari" 30 vjet më parë me kontribut vullnetar nga vetë banorët, nisi të shembej.
Punonjësit e firmës së ndërtimit “Arti” sh.p.k, që kishin nisur rreth një muaj më parë fare pranë tij hapjen e themeleve për ndërtimin e një objekti të ri, vrapuan me shpejtësi për të nxjerrë nga pallati banorët, por ishte tepër vonë. Gjithçka përfundoi sa hap e mbyll sytë dhe 2/3-ta e pallatit ishte shembur përtokë. Mihal Dhiakoni, një dëshmitar okular, baba i dy fëmijëve të mitur e kujton vjeshtën e vjetme si ngjarjen më të rëndë të përjetuar në jetë. "Pothuajse të gjitha pilotat u këputën njëra pas tjetrës brenda 3 sekondave", kujton Dhiakoni, që në momentin e ngjarjes u ndodh në një bar përballë me pallatin, në krahun tjetër të rrugës kombëtare. Sokrat Papadhopuli, një gazetar gjirokastrit me përvojë, banor dhe në këtë pallat kujton: “Pasi përcolla time shoqe në autobus, Kristaqi më ftoi për një kafe, por kur u ktheva pas një ore pallati ku jetoja prej vitesh ishte shembur”. Edhe pse është dëmshpërblyer nga shteti me një vlerë rreth 2.7 milionë lekë, Papadhopuli vazhdon të kërkojë në pleqëri një jetë të re. "Pas tragjedisë drejtuesit e lartë të pushtetit të qeverisjes vendore premtuan se do të më ndihmonin të siguroja një hyrje me çmim të arsyeshëm, por deri tani nuk është bërë asgjë”, thotë Sokrati i zhgënjyer, duke nënvizuar se pjesa më e mirë e banorëve që ju shembën shtëpitë e tyre në atë pallat, tashmë janë strehuar në objekte të tjera.