E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi:Rusët të pakënaqur me qeverinë

Qytetarët rusë janë gjithmonë e më të pakënaqur me qeverinë e tyre, teksa kriza ekonomike po godet vendin. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga një sondazh i realizuar në fund të shkurtit nga qendra e analizave të pavarura "Levada". Sipas sondazhit të realizuar me një mijë e 600 persona, 43 përqind e rusëve nuk e miratojnë veprimtarinë e qeverisë, ndërkohë që në maj të vitit 2008, ishin 35 përqind. Ndërsa afërsisht 54 përqind e rusëve miratojnë politikën e qeverisë. Rreth 41 përqind e të anketuarve janë shprehur se vendi po ecën në një drejtim të mirë, ndërkohë që 40 përqind janë të një mendimi të kundërt, mësohet nga studimi i realizuar në datat 20 deri më 23 shkurt. Këto shifra ishin përkatësisht 59 përqind dhe 27 përqind në maj të vitit 2008. Në kuadrin e krizës ekonomike, rusët janë shprehur se miratojnë veprimtarinë e e kryeministrit Vladimir Putin, ndërsa 20 përqind e kanë kritikuar atë . Ndërsa pyetjes nëse janë dakord me veprimtarinë e presidentit të vendit Dimitri Medvedev, 71 përqind e të pyeturve janë përgjigjur pozitivisht, kundrejt 70 përqind në maj të vitit 2008, kur Medvedev sapo kishte ardhur në pushtet. Ekonomia ruse, e përfshirë vitet e fundit nga rritja e kursit të lëndëve të para, është goditur ashpër nga kriza globale, sidomos nga rënia e çmimeve të naftës, që është burimi kryesor i valutave në Rusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›