Obama,prezanton projektbuxhetin e ri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka prezantuar projektbuxhetin e parë të administratës së tij, që përfshin shpenzime prej afërsisht katër trilionë dollarë. Administrata Obama parashikon një deficit buxhetor për vitin 2009 prej 1.75 trilionë dollarësh, që është deficiti më i madh i SHBA-së që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Por Obama është zotuar se ai do të jetë në gjendje që të zgjidhë problemin e deficitit buxhetor që ka trashëguar nga administrata e mëparshme deri në vitin 2013. "Ne duhet të jemi të ndershëm me vetveten për pasojat, sepse duhet të kapemi fort pas zgjedhjeve të vështira. Dhe disa nga zgjedhjet e vështira që kemi përpara mund edhe të na mashtrojnë. Asnjë pjesë e buxhetit tim nuk do t'i shmanget mbikqyrjes apo reformave vëzhguese. Ne do të mbyllim kontratat që kanë marrë miliarda dollarë në Irak dhe zbutjen e taksave për koorporatat që transportojnë vendet e punës përtej oqeanit. Kështu ne do të kursejmë miliarda dollarë me anë të kthimit të taksave për sektorin e shëndetësisë së Amerikës", ka deklaruar Obama. Projektbuxheti synon një kontroll të rreptë mbi sistemin shëndetësor në vend, duke përkrahur një fond rezervë prej 634 miliardë dollarësh për dhjetë vitet në vazhdim për të ndihmuar 46 milionë amerikanët e pasiguruar në vend.