E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët të zhgënjyer me koncertin e Winehouse

BEOGRAD- Fituesja e çmimit Grammy, këngëtarja britanike Amy Winehouse, është fishkëllyer në Beograd, mbrëmjen e së shtunë nga fansat e saj të cilët kanë protestuar për vonesën në nisjen e koncertit përrreth një orë dhe largimin e papritur të saj nga skena.

Mediat lokale serbe kanë raportuar për një audiencë prej 20 mijë vetave, të cilët u zemëruan nga paraqitja e dobët e saj dhe çmimin shumë të lartë të biletës, ndërsa jo pak prej tyre u larguan para se koncerti të përfundonte.

Adhuruesit e saj kanë paguar rreth 57 dollarë për një biletë, ndërsa rroga mesatare në Serbi është 428 dollarë në muaj.

Koncerti i cili u mbajt në një fortesë të shekullit VI në Boegrad, ka qenë paraqitja e parë e Winehouse në kuadër të turit të saj evropian.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›